ahmeti nga neser arkini eshte perfaqesues i te gjithe qytetareve te komunes se bervenices 6ae7d415e810a

Ahmeti: Nga nesër, Arkini është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës së Bërvenicës

November 2, 2026
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës, ka përcjellë mesazhin se kryetari i ri duhet të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo politike.

“Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës. Nga nesër, ai do t’i përveshë krahët dhe do të zbresë në terren së bashku me bashkëpunëtorët e tij, për të punuar dhe për të realizuar programin dhe premtimet që ka dhënë para votuesve. Unë ju siguroj se vota juaj do të jetë në dobi jo vetëm të votuesve të Arkin, por të gjithë banorëve të Komunës së Bërvenicës, pavarësisht se cilit komunitet i përkasin. Bërvenica është e të gjithëve. Të uroj punë të mbarë. Arkin, bashkë me të gjithë ata që presin realizimin dhe zbatimin e programit për të cilin ti je zotuar para çdo qytetari. Zoti të ndihmoftë!”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të qeverisjes në interes të të gjithë banorëve”, tha Ahmeti.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

regjisori i njohur amerikan plagoset aksidentalisht ne nje poligon qitjeje ne los angeles 6ae7b97210c83
Lajmi i mëparshëm

Regjisori i njohur amerikan plagoset aksidentalisht në një poligon qitjeje në Los Angeles

trazira nga zurichu ne tirane gen z ndez evropen 6ae7d4a019d45
Lajmi i radhës

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Të fundit nga

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba molotov u
ShkoLartë