Afera e incineratorëve, Berisha: Në Durrës Lul Brava është bashkëaksioner me Zoton

Lideri historik i PD-së Sali Berisha po prezanton kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkine e Durrësit, Ardian Muka.

Ai akuzoi Lulzim Bashën se është bashkëaksioner me Klodian Zoton, i cili është shpallur në kërkim për aferën e incineratorit të Elbasanit së bashku me Stela Gugalljan. 

“Afër Durrësit, ndodhet një qendër e helmeve më të rënda, lindanit”, tha Berisha.

“Ne bashkë me Bankën Botërore, me një shumë prej 3 milionë dollarësh e mbyllëm në mënyrë perfekte. Kurse këta për mbetjet e zakonshme urbane, e realizuar me një shumë 15 milionë euro. 6 herë më të madhe. Pse? Sepse janë bashkëaksioner, Zoto me kompaninë tjetër të Lul Bravës. Kjo është e vërteta. Këto janë disa momente për qytetin,” shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelanda e Re fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore 

Story i radhës

Maqedoni/Inspektori për mbrojtjen e kafshëve merr pjesë në festën ku keqtrajtohen një qengj

Të fundit nga