Maqedoni/Inspektori për mbrojtjen e kafshëve merr pjesë në festën ku keqtrajtohen një qengj

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihen disa meshkuj duke festuar mbi një qengj të gjallë të lidhur mbi një tavolinë, përcjell TV21. Nga “Anima Mundi” thonë se në festë është i pranishëm edhe një inspektor nga Berova, i cili është i punësuar në Njësinë rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Berovë, në repartin për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve.

“Në cilën shoqëri normale një inspektor për mbrojtje të kafshëve bëhet bashkëpunëtor në ngacmimin e tyre, duke shkaktuar stres, vuajtje të panevojshme? Kërkojmë që menjëherë të inicohet një procedurë disiplinore nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndaj inspektorit nga Berova dhe të largohet përgjithmonë nga kryerja e detyrës zyrtare në këtë institucion”, thonë nga “Anima Mundi”.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dënuar veprën e inspektorit, ndërkaq thonë se i njëjti është ftuar për bisedë dhe se kundër tij do të merren masat e nevojshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Afera e incineratorëve, Berisha: Në Durrës Lul Brava është bashkëaksioner me Zoton

Story i radhës

MPB-Maqedoni: Një i punësuar në “Postë” nga një i ndjerë ka përvetësuar 220.000 denarë

Të fundit nga