Zelanda e Re fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore 

Zoi Sadowski-Synnott nga Zelanda e Re, është fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, në garën snowboard, në disiplinën slopestyle. 

20-vjeçarja Sadowski-Synnott i solli vendit të saj medaljen e parë në histori të Lojërave Olimpike Dimërore. Zelandezja e Re bëri një punë të shkëlqyer në raundin e fundit të garës (92.88 pikë), e cila e largoi nga vendi i parë amerikanen Julia Marino, e cila në fund u mjaftua me një medalje të argjendtë. Medaljen e bronztë e fitoi australianja Tess Coady.

“Jam jashtëzakonisht krenare për gjithçka që kam pas dhe jam krenare si një zelandeze e re. Besoj se të gjithë zelandezët e rinj janë gjithashtu krenarë për mua.

Shpresoj që kjo medalje e artë të festohet tani.

Bëra maksimumin në ecurinë e fundit, shkova për gjithçka dhe për fat mora gjithçka”, tha ajo pas fitores.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Libri i ri zbulon të fshehtat e Whitney Houston-it

Story i radhës

Afera e incineratorëve, Berisha: Në Durrës Lul Brava është bashkëaksioner me Zoton

Të fundit nga