Aeroplanët e NATO-s fluturuan mbi Shkup

May 8, 2022
1 minut lexim

Në Shkup sot u mbajt dita e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Respose 22” e cila është në vijim në poligonin e armatës Krivollak. Qytetarët e Shkupit patën mundësinë për t’i parë nga afër fluturimet e avionëve të ekipit A-10 Thunderbolt II dhe F-16, të cilët fluturuan nga Aeroporti Sportiv në Stankovec.

Kryemistri Dimitar Kovaçevski deklaroi se është kënaqësi të marrësh pjesë në realzimin e ushtrime ushtarake më të mëdhe deri tani, që po ndodhë në Maqedoninë e Veriut.

E pranishme ishte edhe ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slljavanka Petrovska e cila deklaroi se kjo tregon edhe bashkëpunimin të shkëlqyer me shtetet fqinje, sidomos bashkëpunimi mes dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë.

“Mbajtja e një stërvitje të tillë tregon për gatishmërinë tonë për të qenë të përgatiur për ta përballuar çdo situatë të rrezikshme me të cilën mund të përballemi. Në këtë rast dëshmohet se në çdo moment të rrezikshëm, të gjithë janë të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin për të tjekaluar rreziqet e mundshme”, deklaroi ministrja Slljavanka Petrovska.

Ndërkohë, për të arritur në vendin e ngjarjes ku po bëheshin ushtrimet, u krijuan kolona të shumta, pasi kishte interesim të shumtë nga qytetarët, ku pjesëtarët e ushtrisë u kanë treguar atyre pjesët e avionëve dhe detaje tjera të pajisjeve ushtarake.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Aeroplanët e NATO-s fluturuan mbi Shkup

Story i radhës

Ministri Nuredini bashkë me homologë nga rajoni në Përmet dhe Gjirokastër, diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovim të turizmit

Të fundit nga

ShkoLartë