Ministri Nuredini bashkë me homologë nga rajoni në Përmet dhe Gjirokastër, diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovim të turizmit

Ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini sot po qëndron për vizitë në Shqipëri me ftesë të ministres Kumbaro, ku në Përmet dhe Gjirokastër diskutohet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe promovimit të turizmit.

Me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, së bashku me kolegët nga Republika e Kosovës, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morëm pjesë në takimin përgatitor për sezonin turistik 2022, që po mbahet dje dhe sot në Përmet dhe Gjirokastër të Shqipërisë.

Në takim u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së vlerave natyrore dhe kulturore, promovimin e turizmit që siguron zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave natyrore që janë përgjegjësi e përbashkët ndërkufitar.

https://www.facebook.com/100063752408342/posts/390062029795541/

Story i mëparshëm

Aeroplanët e NATO-s fluturuan mbi Shkup

Story i radhës

Kovaçevski: S’ka takim liderësh nën kërcënime!

Të fundit nga