a ke vdekur aplikacioni viral kinez qe u vjen ne ndihme te rinjve qe jetojne vetem 6966a02f1b90f

“A ke vdekur?”/ Aplikacioni viral kinez që u vjen në ndihmë të rinjve që jetojnë vetëm

January 13, 2026
min lexim

Emri i vërtetë i aplikacionit është Demumu, pyetja që të shtron “A ke vdekur?”.

Me një vlerë prej 8 juanë, ose ndryshe 0.12 dollarë, është një app i projektuar për të qetësuar të gjithë ata që jetojnë vetëm, të cilët përjetojnë ndjesi frike apo ankthi.

I lançuar në maj të vitit 2025, nuk ishte shumë popullor, por ka pësuar rritje të përdorimit javët e fundit, duke u bërë kështu aplikacioni më i shkarkuar në Kinë, sidomos nga të rinjtë.

Përveçse në Kinë, është aplikacioni i dytë më i shkarkuar në SHBA-të, Singapor dhe Hong Kong. Në Spanjë dhe Australi, përfshihet në 4 aplikacionet më të paguara.

Krijuesit e aplikacionit e cilësojnë “Demumu” si një “shoqërues sigurie”. Përdoruesit duhet të konfirmojnë çdo ditë nëse janë mirë, duke shtypur një buton jeshil. Në rast se ky buton nuk shtypet, aplikacioni do i dërgojë mesazh personit që përdoruesi e ka të përcaktuar si kontakt emergjence.

Wilson Hu, 38 vjeç, i tha BBC-së se e shkarkoi Demumu-n për t’u ndjerë i sigurt kur punonte në Pekin, rreth 100 km larg qytetit ku jeton gruaja dhe fëmija i tij. Ai i takon ata dy herë në javë, por zakonisht fle vetëm në zyrë.

“Kam frikë se nëse më ndodh diçka, mund të vdes pa e ditur askush. Kjo është arsyeja pse shkarkova aplikacionin dhe e deklarova nënën time si kontakt emergjence”, tha ai.

Megjithatë, në Kinë, disa përdorues janë të shqetësuar se emri i aplikacionit mund të shkaktojë probleme.

Kompania që zhvilloi Demumu, Moonscape Technologies, nuk e përjashtoi ndryshimin e emrit në diçka më të këndshme.

Pak dihet për anëtarët e kompanisë, përveç faktit që ata janë tre persona të lindur pas vitit 1995 dhe jetojnë në Zhengzhou, provinca Henan.

Njëri prej tyre, një burrë i quajtur “Z. Guo”, tha se kostoja e zhvillimit të aplikacionit ishte vetëm 1 mijë juanë, ose 123 dollarë. Ai dhe partnerët e tij tani planifikojnë të shesin 10% të kompanisë së tyre për 1 milion juanë.

Kompania duket se tani po planifikon një aplikacion të ngjashëm për përdoruesit mbi 60 vjeç.

“Ne do të donim të ftonim më shumë njerëz t’u kushtonin vëmendje të moshuarve që jetojnë vetëm, t’u ofronim atyre më shumë kujdes dhe mirëkuptim. Ata janë ëndërrimtarë, luftojnë për të jetuar dhe meritojnë të shihen, të respektohen dhe të mbrohen”, është shprehur kompania.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u kushtoi taksapaguesve mbi 114 milione euro qeveria shtetezon koncesionin e sterilizimit pas 10 vitesh 6966a0037d6c1
Lajmi i mëparshëm

U kushtoi taksapaguesve mbi 114 milionë euro, qeveria shtetëzon koncesionin e sterilizimit pas 10 vitesh

kqz nis publikimin e rezultateve te para nga rinumerimi 6966a060c4067
Lajmi i radhës

KQZ nis publikimin e rezultateve të para nga rinumërimi

Të fundit nga

ShkoLartë