Ylli i “Bridgerton”, Simone Ashley, mund të ketë nisur një lidhje të re sentimentale.
Aktorja 31-vjeçare, e cila së fundmi është pjesë edhe e filmit “The Devil Wears Prada 2”, u fotografua të dielën, më 23 gusht, në lagjen Notting Hill të Londrës, duke mbajtur për dore një mashkull.
Të dy janë parë duke shëtitur së bashku një qen, ndërsa paraqitja e tyre e afërt ka nxitur aludimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Sipas raportimeve, mashkulli është identifikuar si Jay Jammal. Profili i tij në Instagram duket se është privat, ndërsa Ashley aktualisht e ndjek atë në këtë rrjet social.
Kjo nuk është hera e parë që jeta sentimentale e aktores bëhet pjesë e vëmendjes së mediave. Verën e kaluar, Simone Ashley u fotografua duke u puthur me biznesmenin Tim Sykes gjatë US Open.

Para Sykes, aktorja ishte në një lidhje me Tino Klein. Ashley e kishte konfirmuar më herët lidhjen me Klein, ndërsa në mars të vitit 2025 konfirmoi ndarjen e tyre.
Tashmë, fotografitë e reja me Jay Jammal kanë rikthyer vëmendjen te jeta private e yllit të “Bridgerton”, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht nëse janë në një lidhje.
Burimi: botasot.info


