vlen histori per shendetesine ne tetove 145 punesime ne spitalin klinik 6a8dd9e21159f

VLEN: HISTORI PËR SHËNDETËSINË NË TETOVË, 145 PUNËSIME NË SPITALIN KLINIK

August 25, 2026
1 minut lexim

Shëndetësia është ndër prioritetet kryesore të VLEN-it, ndërsa përforcimi dhe modernizimi i institucioneve shëndetësore po vazhdon me hapa konkretë.

Në këtë drejtim, nën udhëheqjen e kuadrove të VLEN-it, Spitali Klinik i Tetovës po përforcohet me 145 punonjës të rinj – 107 kuadro mjekësore, 28 specializantë dhe 10 punonjës teknikë. Sipas drejtorit të spitalit, Erzen Elezi, ky është numri më i madh i punësimeve të realizuara deri më tani në historinë e këtij institucioni.

Procesi do të vazhdojë edhe në muajt në vijim. Në shtator priten edhe 22 specializantë, ndërsa më pas procedurat do të vazhdojnë për 12 ndihmësinfermierë dhe 25 punonjës administrativë, gjithsej edhe 59 punonjës të rinj.

Krahas përforcimit me kuadër, Reparti i Urologjisë është rinovuar dhe pajisur me aparaturë të re, ndërsa Kardiologjia është zhvendosur në hapësira më të përshtatshme, duke përmirësuar kushtet për pacientët dhe personelin.

Spitali Klinik i Tetovës u shërben mbi 250 mijë banorëve të Pollogut. Për VLEN-in, forcimi i kapaciteteve njerëzore, përmirësimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore janë pjesë e angazhimit për një sistem shëndetësor më funksional dhe më afër qytetarëve.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a ka gjetur dashurine simone ashley fotografohet ne nje dalje romantike ne londer 6a8dd7417217a
Lajmi i mëparshëm

A ka gjetur dashurinë? Simone Ashley fotografohet në një dalje romantike në Londër

lotaria vlen grubi eshte bindur ta pranoje fajesine 6a8ddb30e648a
Lajmi i radhës

“Lotaria”, VLEN: Grubi është bindur ta pranojë fajësinë

Të fundit nga

ShkoLartë