shba ja largon sirine nga lista e shteteve sponsorizuese te terrorizmit 6a8dd67055824

SHBA-ja largon Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

August 25, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë larguar Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, ku vendi ishte përfshirë që nga viti 1979.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se vendimi i Uashingtonit pritet të krijojë mundësi të reja për ekonominë siriane dhe të lehtësojë qasjen e vendit në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Rubio-s, ky vendim i hap rrugë Sirisë për një përfshirje më të madhe në ekonominë globale dhe krijon potencial për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, e ka përshëndetur vendimin, duke falënderuar presidentin amerikan Donald Trump. Ai tha se largimi nga lista do të ndihmojë në rindërtimin e Sirisë, e cila ka pësuar dëme të mëdha gjatë luftës civile 14-vjeçare.

Me largimin e Sirisë, në listën amerikane të shteteve sponsorizuese të terrorizmit mbeten vetëm tri vende: Kuba, Koreja e Veriut dhe Irani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga dietat te shpenzimet per karburantin mbi 700 mije euro per deputetet ne korrik u rimbursuan per qirate edhe ata qe deklaruan miliona euro 6a8dd6105b7af
Lajmi i mëparshëm

Nga dietat te shpenzimet për karburantin/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro

a ka gjetur dashurine simone ashley fotografohet ne nje dalje romantike ne londer 6a8dd7417217a
Lajmi i radhës

A ka gjetur dashurinë? Simone Ashley fotografohet në një dalje romantike në Londër

Të fundit nga

ShkoLartë