A është kjo liria dhe pavarësia e huazuar?!

Ajo qe është e huazuar dhe e kushtëzuar, nuk është e jotja dhe ti nuk disponon me të.

U çliruam me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe iu ishim mirënjohës por, na doli dardhe me bisht siç thotë populli.

U munduam të jemi korrekt dhe të disiplinuar ndaj huadhënësve të lirisë dhe pavarësisë të cilët për një moment e harruan, nuk e vlerësuan apo, thjeshtë e injoruan gjakun e derdhur të bijve dhe bijave tona që një ditë të jemi të lirë, shtet bashkëkohor e demokratik me të gjitha standardet perëndimore por, sikur po na hakmerret në rrugëtimin tonë të shtet-ndërtimit e shtet funksionimit sepse, nuk po kërcejmë sipas valles së tyre sepse, ne, nuk guxojmë ta luajmë vallen e lirisë të paguar shumë shtrenjtë, ani pse liria nuk ka çmim. Ajo, ka sakrificën e cila nuk mungoi nga çdo familje deri te Familja emblematike, heroike, kushtrim-dhënëse se si luftohet e sakrifikohet për liri.

“Komdantët çlirimtar të gjallët”, me moral të dyfishtë apo pa moral, i përdorën dy kuti të sjelljeve të tyre. Njërën kur u nisen në luftë qe është për çdo lëvdatë e mirënjohje por, “morali i dytë”, pushteti dhe hajnia, në emër të luftës, jo që nuk arsyetohet por është turp dhe tradhti kombëtare të cilën e shfaqën atëherë kur ata e morën pushtetin.

Do të ishte me fat që, pushtetin ta marrin ata që “e udhëhoqën luftën me sukses”, por këtu më shumë mirënjohja u shkon atyre që janë varrë kur populli i kujton me respekt dhe po i kërkon dhe do t’i dëshironte të ishin në krye të pushtetit në të cilin e patën në dorë ata që vendin e sollën në këtë gjendje me të cilën po ballafaqohemi sot si rezultat i vendimeve të tyre politik te cilat, liridhtë mund të konstatohet dhe kolaudohen, si akte tradhti ndaj atdheut.

Por, deri në këto momente, shpëtuan sepse asnjëherë nuk u bë një vlerësim i tillë në asnjë institucion shtetëror demokratik, në rendë të parë, Parlamenti i Republikës së Dardanisë, dhe, ndodhe qe me pafytyrësinë e tyre, përsëri e kërkojnë pushtetin bile, aq bindshëm sa që ta merr mendja se, ndoshta largimi i tyre nga pushteti përmes votës së sovranit, “ paskan bërë mëkat”.

Këta ish udhëheqës, tani në opozitë, sot çaraveshen e japin “ders” se si duhet të veprohet me grupet terroriste në veri me disa nga ata, e qe besa edhe organizator, kishin marrëdhënie biznesore bile edhe respekt ndaj tyre duke i pranuar në takime pa kurrfar protokolli.

Sot, veriu i Mitrovicës faktikisht është i okupuar, juridikisht jo por, nëse shikohet se kush dirigjon, e komandon me atë pjesë të Dardanisë, ne, praktikisht nuk kemi asgjë në dorë.

Serbia e kriminelit Vuçiq, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me udhëheqësin e Rusisë Cariste të sotme, Vladimir Putin, po dikton me politikat të cilat na imponohen para syve të Evropës k… e raciste ndaj shqiptarëve me të njëjtin qëllim sikur Serbia kriminale e gjenocidale, e cila, nuk heqë dorë nga apetitet e saj shekullore ku me ndihmën e argatëve të saj po ia arrin qëllimit.

Barrikadat po thuajse në çdo cep aty ku i intereson Serbisë. Në veri, në jug, në lindje e në perëndim, kam frikë qe një ditë do të bllokohen edhe rrugët e Prishtinës.

Përfaqësuesi për politikë te jashtme Josef Borrel dhe ndërmjetësuesi për bisedime Dardani-Serbi, Mirosllav Laqak-oviq, heshtin para furtunës sepse, jo vetëm qe janë përkrahës por edhe iniciator ideator të veprimeve të grupeve terroriste serbo-ruse në veri.

A duhet te jesh idiot dhe mos ta kuptosh këtë sjellje të tyre në krah të terrorizmit sepse kjo po behet kundër shqiptarëve, përfaqësues te dy shteteve, jo qe nuk e njohin Dardaninë sepse janë koordinim me Serbinë por, kanë edhe sjellje armiqësore.

Kur e them këtë, nuk jam politikisht korrekt e as qe dua të jem.

Tani, shtrohet pyetja: Sekretari i NATO-s Stolltenberg, a mos ka ndonjë hezitim nga anëtarët e NATO-s përfaqësues të këtyre shteteve që KFOR-i, të ndërmerr veprime për largimin e barrikadave të grupeve terroriste nga rrugët e veriut ku janë të bllokuara qytete e vendbanime të cilat janë të izoluara në paqe nga këto grupe për ta bllokuar veprimin e shtetit normal i cili, duke i respektuar miqtë tanë, përjashto Evropën, po sillet sipas një kodeksi të pa shkruar, dëgjo ata që të ndihmuan. Deri kur deri ku.

A nuk është kjo edhe thikë pas shpine ndaj Amerikës e cila po merr pjesë si vezhguese ne bisedime ama, Evropa po do të jetë liderë, por nuk ka kaçik, dhe nuk e pranon.

Ne këto momente, Serbia përmes Rusisë u faktorizua me gjithë kopërcatjet e Qeverisë që të bëjë diçka më tepër, por u amortizua e u pengua nga brenda nga faktori shqiptar, që nga opozita hajdute e kriminele deri te kryeministri shqiptar si ideolog dhe strateg i kësajë opozite sipas direktivave të Vuqiqit.

Ai sot heshtën ose vjell diçka që të bën të vetëvritesh se si një njeri i tillë në krye të qeverisë shqiptare nuk shpreh një lloj solidariteti e lëre ma ndihmë ushtarake për t’u dal zot vëllezërve shqiptarë. Dhe, kjo e ka inkurajuar Vuçiqin sepse, ai nuk ka nevojë ta ruaj shpinën as gjoksin nga Edi Kristaq Rama me partinë e tij.

Por, gjithçka nuk ka përfunduar. Megjithatë, vëllezërit tanë jashtë pushtetit janë patriot të palëkundur dhe ata nuk do të rrinë duarkryq.

I zhgënjyer deri në palcë me gjendjen momentale në vend dhe në Evropë, e vetmja shpresë mbetet nëse ka mbetur ende ndonjë përkushtim tek populli i cili duhet ta ngrit zërin dhe atë shumë lartë ndaj padrejtësive evropiane dhe t’i kërkojë kryeministrit që të veprojë.

Nuk mund të presim që Serbia të vijë në qendër të Prishtinës.

Liria e falur dhe e dhënë me qira, nuk është liri, në fakt, është robëri e përjetshme.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

25 të infektuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Story i radhës

Denoncime për bomba në 12 shkolla në Shkup, 8 në Kumanovë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish