Trofeu i Ligës së Kampionëve prej vitesh është ëndërr e Manchester Cityt.
‘Qytetarët’ nën drejtimin e pasanikëve arab, viteve të fundit kanë sjellë në skuadër super-lojtarë me objektivin që të shijojnë trofeun e elitës së futbollit evropian.
Skuadra e cila drejtohet një nga strategët më të mirë në planet, Pep Guardiola, konsiderohet një nga ekipet që këtë vit mund të shkojnë deri në fund të kësaj gare.
City sfidën e radhës në Champions e luan kundër Atletico Madridit në rrethin e çerekfinaleve.
Phil Foden e pranon se ai dhe bashkëlojtarët e tij synojnë trofeun e ligës më madh në Kontinentin e Vjetër.
“Është Championsi për të cilin ëndërrojmë”, tha Foden, i cili nuk e ‘harron’ as Premier Leaguen.
“Por edhe trofeu i Premier League është i rëndësishëm”, theksoi ai.
“Do të ishte shumë speciale nëse do ta fitonim Ligën e Kampionëve”, pohoi Foden.
Kujtojmë së City sezonin e kaluar luajti në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ku ishte mposhtur nga Chelsea.