Masvidal mbante një maskë anti-Covid në fytyrë…

Dy javë pas duelit në kafaz (UFC-272), luftëtarët Colby Covington dhe Jorge Masvidal kanë qenë protagonistë të një sherri publik.

Ngjarja ka ndodhur në Majemi, në një restorant, kur Jorge Masvidal ka goditur dy herë Covington. Të dy sportistët ndodheshin në lokal në momentin e sherrit.

Sipas dëshmitarëve dhe policisë, Masvidal mbante një maskë anti-Covid në fytyrë dhe kishte veshur një shall me kapuç, duke qenë ai shkaktar i sherrit. Ai ka qëlluar Covington dy herë, në gojë dhe në sy. Mësohet se Covington ka humbur një dhëmb si pasojë e goditjes së marrë në gojë.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit. Në eventin UFC-272, Covington fitoi duelin ndaj Masvidal (vendim unanim i gjyqtarëve). Policia ka shoqëruar Jorge Masvidal në polici, ndërkohë që për hetime është shoqëruar edhe Covington. Gjithsesi, ende nuk ka asnjë arrestim apo akuza zyrtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do të jetë ky vit i Manchester Cityt?

Story i radhës

​5 arsye të gabuara për t’u martuar

Të fundit nga