rreth 200 paciente te trajtuar gjate kujdestarive ne spitalin e femijeve 677ec62d8787b

Rreth 200 pacientë të trajtuar gjatë kujdestarive në Spitalin e fëmijëve

January 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi ka njoftuar se gjatë festave të fundvitit por edhe tani është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën për fëmijë.

Sipas Memedit, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkon deri në 200.

Tregon edhe simptomat nga të cilët vuajnë më shpesh pacientët që janë trajtuar.

“Në periudhën e fundit, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, është rritur dukshëm numri i pacientëve fëmijë që kërkojnë kujdes mjekësor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Numri arrin deri në 200 pacientë gjatë shërbimit 24-orësh, të cilët vijnë direkt nga shtëpia pa rekomandim nga mjeku i familjes ose nga niveli i mesëm. Shumica e tyre kanë simptoma të respiratore, infeksione virale të frymëmarrjes, si dhe shenja të infeksioneve të zorrëve – me të vjella dhe diarre. Më shumë se 90% e pacientëve kanë simptoma të lehta që kërkojnë vetëm trajtim ambulator në nivelin parësor ose dytësor të kujdesit shëndetësor”, ka deklaruar Rexhep Memedi për Klan Maqedoni.

Ai ppelon që të gjithë të kenë kujdes dhe kërkon që të shmangen kontaktet direkte me personat e prekur dhe me simptoma.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi i reagon vmro dpmne se larg duart nga gjuha shqipe kercenimet nuk na frikesojne 677ec57ca8026
Story i mëparshëm

BDI i reagon VMRO-DPMNE-së: Larg duart nga gjuha shqipe, kërcënimet nuk na frikësojnë!

ulja e cmimit te energjise jo elektorale rama e kemi te sigurt fitoren e 10 te radhazi 677ecb198b535
Story i radhës

“Ulja e çmimit të energjisë, jo elektorale”, Rama: E kemi të sigurt fitoren e 10-të radhazi

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë