9 të vdekur nga sulmi i ndertesës në Mykolaiv, shumica e njerëzve shpëtuan mrekullisht

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 22 u plagosën në një sulm rus në zyrën e guvernatorit ushtarak rajonal të rajonit jugperëndimor të Ukrainës Mykolaiv të martën.

Lajmin e bëri të ditur zyra rajonale e medias në Mykolaiv në kanalin Telegram, përcjell Bota sot.

Sipas guvernatorit Vitalii Kim, sulmi rus shkatërroi gjysmën e ndërtesës.

“Ata [rusët] goditën ndërtesën e administratës rajonale, rrënuan gjysmën e ndërtesës, goditën zyrën time. Shumica e njerëzve shpëtuan mrekullisht”, tha Kim në një deklaratë në Telegram.

“Tetë civilë janë nën rrënoja, ne po i kërkojmë. 50-100 persona kanë dalë. Po kërkojmë edhe tre ushtarakë”, shtoi ai.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, tha se sulmi goditi ndërtesën nëntëkatëshe të martën në mëngjes rreth orës 8:45 të mëngjesit me orën lokale.

“Seksioni qendror i ndërtesës nga kati i nëntë deri në katin e parë është shkatërruar, pa shkaktuar zjarr”, thuhet në deklaratë.

“Që nga ora 11:30, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një të vdekur nga rrënojat, 18 prej të shpëtuarve janë shtruar në spital. Në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit!”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi: Koha që vizioni për të ardhmen evropiane të kthehet në veprim

Story i radhës

Sa kushton çmimi i grimit te Sellma? E tregon vet grimerja

Të fundit nga