77 vjetori i themelimit të Kryqi të Kuq, “puna jonë dëshmon humanizmin dhe solidaritetin”

March 17, 2022
1 minut lexim

Kryqi i Kuq i RMV-së shënoi 77 vjetorin e themelimit dhe 27 vite nga anëtarësimi i barabartë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, theksoi se fuqia e humanizmit siguron në Kryqin e Kuq të sendërtohet solidariteti dhe humanizmi mes njerëzve dhe se çdo vit rritet numri i vullnetarëve në organizatë.

“Ne jemi organizatë e cila është tërheqëse për të rinjtë të cilët janë të interesuar të mësojnë dhe të jenë vullnetarë, t’i ndajnë vlerat dhe parimet humanitare, të ndihmojnë dhe të sendërtohen, e më pas të shndërrohen në personalitete me përgjegjësi shoqërore sociale të cilët japin kontribut të veçantë në zhvillimin e bashkësive lokale ku jetojnë.”,- tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, të cilit gjatë shënimit iu dorëzua medalja për Qeverinë, si mbështetëse e misionit human të organizatës, potencoi se Kryqi i Kuq është simbol i bashkimit të të gjithë punonjësve humanitarë, dhuruesve të gjakut, të gjithë vullnetarëve dhe dhuruesve të ndihmës për njerëzit në mbarë botën.

“Qeveria nënshkroi program për bashkëpunim, ka të vendosur partneritet me organizatën e Kryqit të Kuq për sigurim të vazhdueshëm të rezervave të mallrave për ndihmë humanitare. Jemi së bashku edhe në tejkalimin e pasojave nga katastrofat dhe gjendjet e krizave shëndetësore të cilat e kapluan vendin tonë vitin e kaluar.”,- theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovacevski.

Vullnetarët e kryqit të kuq thonë se humaniteti na inspiron ndihmën që e japim na bën të ndihemi mirë na plotëson.

“Mund t’u ndihmoj njerëzve kur kanë më shumë nevojë. Kryqin e Kuq e shoh si organizatë që mund ta shprehi altruizmin tim.”,- u shpreh një vullnetar i Kryqit të Kuq.

“Ne kontribuojmë me vetdëshirë personave që u duhet ndihma jonë.”,- u shpreh një vullnetar i Kryqit të Kuq.

Nga Kryqi i Kuq thonë se gjak mund të dhurojnë të gjithë personat e shëndetshëm nga 18 vjeç deri në 65 vjeç, sepse dhurimi i gjakut i shpëton jetën dikujt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe sonte do të lirohen derivatet e naftës!

Story i radhës

324 raste të reja, 3 të vdekur nga KOVID-19

Të fundit nga

ShkoLartë