60 mijë jo, por sa veteranë janë të vërtetë?!

March 30, 2022
min lexim

Me vite të tëra Kosova, konkretisht buxheti i saj është keqpërdorur në mënyra të ndryshme, në emër të patriotizmit është keqpërdorur me të madhe paraja publike.

Në këtë kuptim, duhet theksuar se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

Të gjithë pajtohemi se nuk kanë qenë 60 mijë veteranë, pa fije turpi disa akoma vazhdojnë të marrin paga pa meritë, ndërkohë që ka të atillë që edhe pse kanë qenë në luftë nuk kanë përfituar statusin e veteranit.

Ndonëse prokuroria kishte bërë kërkesë për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve, këtë kërkesë e kishte refuzuar Gjykata Themelore e Prishtinës.

Tani ka kaluar rasti te Gjykata e Apelit e cilat ende nuk ka marr vendim lidhur me rastin në fjalë pasi Prokuroria Speciale e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë.

Derisa të merret një vendin, vetëm se për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.

Albin Kurti, ka thënë se me shifrën prej 60 mijë veteranësh, “ne po e deformojmë historinë”, duke futur njerëz që nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën, edhe deformim të historisë dhe keqërdorim të buxhetit.

Pavarësisht se buxheti i Kosovës për një vjet shpenzohet deri 80 milionë euro për veteranët, shumica të rrejshëm, kjo nuk i bën përshtypje Ramush Haradinajt.

I njohur për shfrenim të paras pubilike, Ramushi deklaron se “nuk është koha për diskutimet se kush është veteran i vërtetë, apo kush është luftëtar i vërtetë apo jo. Nuk është koha e tillë”. Por, Ramushi paska harruar të tregojë se çfarë kohe duhet të jetë që të flitet për keqpërdorim.

Nuk i ka bërë asnjëherë përshypje Ramushit keqpërdorimi i parasë, kjo gjë i duket normale. Kemi pasur fatin e keq që në krye të qeverisë kemi pasur nejrëz të tillë të pandjeshëm ndaj keqpërdorimeve, mungesë llogaridhënie, një njëri që deklaronte se i ka dhënë 52 milionë euro për pikë të qejfit, s’mund të ketë ndjeshmëri për asnjë keqpërdorim.

Secili qytetarë i vendit e di se s’kanë qenë 60 mijë veteranë, nëse llogarisim vetëm ata që kanë kapur pushkën nuk dalin mbi 10 mijë veteranë të vërtetë.

Në listën e veteranëvë janë future edhe këngetarë, aktorë dhe njerëz që vetëm se i ka dhënë një herë një shishe ujë dikujt, apo edhe më keq disa që kanë qëndruar në kampe për refugjatë janë shpallur veteran.

Ky është trup për të cilin duhet të flitet ditë e natë që edhe shoqëria t’i izolojë ata që kanë mashtruar. Për të keqën, për keqpërdorimet duhet të ketë çdo herë kohë të flitet, vetëm ata që s’kanë ndjeshmëri injorojnë milionat e qytetarëvë të varfur të keqpërdorura nga disa të paskrupullt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më shumë se 1000 civilë të vdekur janë regjistruar në Ukrainë – shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut

Story i radhës

Çair/Nesër lëshohet në përdorim kulmi fotovoltaik, i pranishëm Ali Ahmeti

Të fundit nga

ShkoLartë