60% e mërgimtarëve, as mish, as peshk!

February 6, 2022
min lexim

Sipas studimit të zonjave Qershina dhe Zufall, pjesa më e madhe e mërgimtarëve janë pjesërisht të integruar në shoqëritë ku jetojnë. Por, janë aktual dhe identik me të gjitha zhvillimet shoqërore në vendlindje. Prindërit nga ky grup nuk kanë asnjë dallim nga qytetarët që jetojnë në vendin e origjinës. Të integruarit mirë në shtetet perëndimore kanë ngritje në të gjitha drejtimet. Ata si në perceptim, si në emancipim, si në evoluim janë disa dekada para njerëzve në vendlindje. Të pa integruarit kanë probleme serioze dhe nuk kanë zhvillime pozitive, madje kanë një ngecje. 

Grupi i tretë me 60% që ishte më i madhi për nga numri, kishte karakteristika të veçanta. Përderisa prindërit flisnin me superlativa për integrimin dhe pasurin e arritur, fëmijët e tyre nga gjenerata e dytë që kishin kaluar moshën madhore e thoshin të kundërtën. Madje ata e ndjenin në secilin hap një presion të panevojshëm nga prindërit. Pra edhe ishin të integruara edhe nuk ishin.

Në pyetjen, sesa shoqëroheshin me familje dhe moshatarët e tyre shqiptarë? Në përgjigje kishte edhe një kontradiktë, prindërit tregonin se shoqëroheshin me dy ose eventualisht tri familje shqiptare, kurse në anën tjetër kishin udhëzuar fëmijët që të shmangnin gjithsesi shoqërimin me moshatarët e tyre shqiptarë, duke paragjykuar se ato ishin të pa civilizuara dhe se vet kishin një nivel më të lartë. Prandaj, si alternativ kishin favorizuar shoqërimin e fëmijëve të tyre me nacionalitete tjera, por jo edhe me gjerman. Prindërit këmbëngulnin se ishin mirë të integruar dhe se ndiheshin shumë të respektuar në kompaninë ku punonin. Nga ky grup kishte edhe të atillë që ndiheshin të diskriminuar. Tregonin se kur ishin vet ofruar në aktivitetet e vendasve i kishin injoruar.

Megjithatë këtu kishte më tepër një lloji integrimi sportiv dhe kulturor, sesa një integrim i mirëfilltë në të gjitha sferat e jetës. Më tepër se gjysma ishin pjesërisht të integruar, pasi nuk merrnin pjesë aktive në organizimet e rëndësishme të vendasve, madje as në të drejtën e votimit. Fëmijët stërviteshin në klube të ndryshme sportive dhe muzikore. Ishin ata që nxirrnin prindërit pas shumë viteve në fushat sportive dhe këtu pas vendit të punës lindte mundësia e dytë e kontakteve me vendas. Thoshin se specialitetet nga vendlindja po i konsumonin gjithnjë e më pak, pasi tani ishin fëmijët e tyre që gatuanin receta internacionale.

Shumica e fëmijëve nga ky grup kishin përfunduar zanatet, disa prej tyre kishin diplomë  maturanti, kurse të rrallë ishin fëmijët që studionin. Kryefamiljarët e 31 familjeve nga grupi mburreshin me punën që bënin fëmijët. Ndiheshin krenarë pasi i biri, ose e bija ishin emëruar “Shefa” në kompanitë e ndryshme. Në fund para se të iknim me keqardhje disa prej fëmijëve i demantuan prindërit e tyre.  

Në njërën anë prindërit ankoheshin se në vendlindje politika i kishte fajet për ngecje dhe mos zhvillim, madje flisnin tepër keq, por në anën tjetër disave nga mërzia që kishin për vendlindjen thoshin se zemra u pikonte gjak. Ishin të bindur në sinqeritetin dhe korrektësinë e gjermanëve, prandaj gojën e kishin plotë falënderime për shtetin dhe njerëzit ku jetonin. E lavdëronin vendin ku jetonin si më të mirin në botë. I lavdëronin njerëzit që kurrë nuk gënjejnë. Ju pëlqente sistemi social dhe shëndetësorë dhe se ky ishte shkaktari i moskthimit. Nuk do të dëshironin ta shmangnin këtë sistem nga jeta e tyre kurrë. Tek ky grup kishte mendime utopike duke menduar se të huajt shpejtë do t’i marrin në dorë të gjitha shtetet perëndimore, sepse nataliteti i vendasve po binte.

 Edhe këtu fëmijëve nuk u pëlqente, mënyra e jetesës në Kosovë, por as mentaliteti dhe sjellja e tyre. Megjithatë thoshin se paku njëherë në vit do ta vizitojnë Kosovën. Mbi 20% e këtij grupi udhëhiqeshin në mënyrë patriarkale. Kishte nga 3, 4, 5 edhe deri në 8 anëtarë të një familje me një gjiro llogari bankare. Ky grup kishte investuar më tepër në vendlindje. Fëmijët shpeshherë pa lejen e prindërve vizitonin edhe klubet e natës dhe shoqëroheshin jo me vendas, por kishin afera me nacionalitete tjera. Sipas prindërve, për shkak të divergjencave në perceptim këtu kanë ndodhur divorcet e shpeshta. 90% e prindërve të kontaktuar nga ky grup kohën e lirë e kalojnë në rrjetet sociale në gjuhën shqipe, sidomos në Facebook. Duke përcjellë TV-n dhe mediat online nga vendi i origjinës, ata mendonin se ishin aktual me trendët dhe të gjitha zhvillimet në vendlindje. 

Në shtëpi në prezencë të prindërve flitej vetëm gjuha shqipe, por në dhomën tjetër dominonte gjuha gjermane. Shumica e këtyre familjeve kishin dy standarde, në dhomën e pritjes zhurmonte televizioni në gjuhën shqipe, kurse në dhomat e fjetjes ishte gjuha gjermane ajo që fëmijët e nxirrnin nga dhëmbët. Në pyetjen se çfarë ndiheshin, prindërit shpejtë kryqëzonin duart në shenjë shqiponje, madje këtë ua kërkonin edhe fëmijëve. Do të kthehen patjetër sikur të përmirësohej situata ekonomike, se ndryshe s’bën, thoshin prindërit. Fëmijët mendonin se edhe pse ndiheshin shqiptarë të ktheheshin në vendlindje ndonjëherë nuk mund ta paramendonin.

Grupi 2 . Studimi thotë se 23 % janë integruar mirë në vendet ku jetojnë.

Këta njerëz janë të respektuar edhe nga vendasit, por edhe nga vendi i origjinës. Janë të integruar mirë dhe të sinqertë. Anëtarë të këtij grupi kanë arrit të kapin studimet, pastaj të kontribuojnë jo vetëm në aktivitete sportive, por edhe në ato organizative. Madje këta njerëz kanë arrit të marrin edhe përgjegjësinë në organizimin e jetës së vendasve. Pos angazhimit dhe marrjes së përgjegjësisë në nivele t ë larta, fjala e tyre ka peshë edhe në jetën politike. Kanë ruajtur kulturën e origjinës dhe janë tepër aktiv në vendin ku jetojnë. Është interesant fakti se fëmijët nga ky grup dinë, jo vetëm të flasin shqip, por edhe të vallëzojnë dhe të këndojnë. Ky grup ka një nivel perceptimi për jetën dhe shtetin identik me vendet e zhvilluara. Në këtë drejtim janë disa dekada para qytetarëve nga vendlindja. Shoqërohen me vendasit dhe me bashkëkombësit. 

Pjesa më e madhe e tyre vijon edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Në rast se duhej ta përfaqësonte njërin shtet fëmijët nuk dinë kë të zgjedhin pasi ndihen gjerman edhe shqiptarë. Kthimi në vendin e origjinës as këtu nuk është opsion, por për gjeneratën e dytë, as votimi. 

Vendlindjen e vizitojnë rregullisht. E flasin rrjedhshëm si gjuhen shqipe ashtu edhe atë gjermane. Duhet theksuar se tek ky grup kemi intervistuar disa qytetare me origjinë nga Shqipëria. Fëmijët e tyre janë potencial serioz për të udhëhequr një ditë edhe vendet perëndimore. Disa prindër nga ky grup mendojnë seriozisht të investojnë në vendlindje, sepse e ardhmja e fëmijëve të tyre mund të jetë edhe atje. 

Grupi 4,11% e mërgimtarëve janë të pa integruar!

Ky grup gjendej gjithë kohën mes dilemës dhe frikës. Dilema e vetme ishte data kur ata do të ktheheshin në vendlindje. Rrinin të izoluar, pasi dukeshin tepër të frikësuar se me integrim të mirëfilltë fëmijët mund t’iu rrëshqasin nga duart. Kishin vështirësi të mëdha ta akceptonin mënyrën e jetesës së vendasve, prandaj ata thoshin se e vetmja dëshirë që kishin ishte fitimi i lekut. Besimi ishte tjetër pengesë në integrim. Ndihen vetëm shqiptarë dhe do të kthehen patjetër në vendlindje.

Thoshin se gjermanët janë popull i marrë dhe sikur mos ta kishin tekniken do të ishin të fundit. Nuk mund ta paramendonin të hiqnin dorë nga tradita dhe zakonet që ishin mësuar. Ata, jo që nuk marrin pjesë në asnjë aktivitet, por edhe fëmijëve ua ndalojnë aktivitetet. Konsumojnë ushqim tradicional shqiptarë. Buka e bardhë, Speci, fasulja, suxhuku,.. janë artikujt kryesorë. Konservimin e specave e bëjnë në gjermani në mënyrë identike sikur në Kosovë. Thajnë mishra dhe suxhuk në banesat e tyre. E përqeshnin bukën e zezë, mbase njëri tregonte sesi njëherë qeni i tij e kishte nuhatur bukën dhe ishte larguar. Mendonin se produktet që nuk i ha qeni s’duhet ti konsumojë as njeriu. Përvoja ka treguar se fëmijët e këtij grupi asimilohen më shpejtë./ Vijon. Cilat janë shenjat e para të asimilimit?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dibrani dyshohet se përfitoi mbi 3.500 euro nga llogaria e një personi të vdekur

Story i radhës

Një grua pretendoi se ishte përdhunuar, shtohen funksionet e sigurisë në Metaverse

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë