Dibrani dyshohet se përfitoi mbi 3.500 euro nga llogaria e një personi të vdekur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 58-vjeçarit D.J. komuna e Qendër Zhupës në Dibër, pasi i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale, “falsifikim i shkresës zyrtare”, përcjell TV21.

Ai dyshohet se përfitoi mbi 3.500 euro nga llogaria e një personi të vdekur.

“Ai në cilësinë e punëtorit në filialin e SH.A. “Postat”, në tri periudha të ndryshme kohore, nga llogaria e transaksionit të një personi të ndjerë, ka përvetësuar mjete financiare në mënyrë të përgjithshme, në vlerë prej 220.000 denarëve”, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia regjistron rekord të infektimeve me COVID-19

Story i radhës

60% e mërgimtarëve, as mish, as peshk!

Të fundit nga