Një grua pretendoi se ishte përdhunuar, shtohen funksionet e sigurisë në Metaverse

Meta ka prezantuar veçori të reja sigurie për botën e saj virtuale në internet pasi një grua pretendoi se ishte sulmuar seksualisht në ‘metaverse’. Nina Jane Patel, një nënë e katër fëmijëve, tregoi sesi avatari i saj – një version i saj i krijuar nga kompjuteri – u ndoq nga tre personazhe meshkuj, duke thënë se e kishin përdhunuar në grup në realitetin virtual.

Tani, Meta ka njoftuar se ka instaluar një veçori të re ‘Personal Boundary’, e cila parandalon avatarët të mbajnë një distancë të caktuar nga njëri-tjetri. Qëllimi është të shmangen ndërveprimet e padëshiruara.

Funksioni u prezantua të premten dhe është i disponueshëm në softuerin Horizon Worlds dhe Horizon Venues të Meta.

“Ne besojmë se Kufiri Personal është një shembull i fuqishëm se si VR (realiteti virtual) ka potencialin për të ndihmuar njerëzit të ndërveprojnë të qetë.”, tha një zëdhënës i kompanisë. Patel, e cila pretendon se u përdhunua, vuri në dukje se reagimi i saj “fiziologjik dhe psikologjik” ishte i ngjashëm me atë që ndodh në jetën reale. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

60% e mërgimtarëve, as mish, as peshk!

Story i radhës

Ekspertët thonë fjalën e fundit: Kaq minuta duhet të zgjasë marrëdhënia ‘perfekte’ mes çiftit

Të fundit nga

Heshtje zgjedhore

Nga mesnata filloi heshtja në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare