Legjenda e Liverpoolit e godet ashpër Casemiron

Crystal Palace e ka deklasuar Manchester United me rezultatin 4:0 në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës.

Pas debaklit të United, mediat angleze dhe spanjolle sulmuan legjendën braziliane, Casemiro.

E kritika të ashpëra kishte edhe analisti i futbollit, Jamie Carragher.

“Unë e di që Casemiro ka arritur kaq shumë, shumë më shumë se unë, por nëse unë do të isha agjenti i tij, do të flisja në telefon me ndonjë ekip nga Arabia Saudite ose nga Amerika”, tha ish mesfushori i Liverpoolit.

Mesfushori, Casemiro, dy vjet më parë, i ngopur me Realin pasi fitoi tre tituj spanjollë dhe pesë evropianë, vendosi të zgjidhte Manchester United për një sfidë të re.

Në Old Trafford paguan 70 milionë euro për të, por ishin të bindur se ai do ishte lider në fushë.

Story i mëparshëm

Mariana dhe Xhesika përballen në sfidë, ja kush u largua nga Ferma VIP

Story i radhës

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Të fundit nga