Një këngë e re sot (e premte) është lansuar edhe nga artisti i njohur shqiptar, 2Ton.
Këngëtari nga Ferizaj publikoi projektin e ri muzikor “Simpati”, me një klip të realizuar në bregdet.
Teksti është shkruar nga vet reperi, i cili u përkujdes edhe për vijën melodike të kësaj kënge.
Për ‘beat’-in u kujdes Xonoxa me videoklip të kompletuar nga produksioni “XL Films”.
Projekti është me plot ritëm, veror dhe me shumë ngjyra.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) këtë periudhë ka sjell projekte të shumta në mesin e tyre edhe bashkëpunime me personazhe të njohur të showbizit.
Krahas kësaj, i njëjti është i angazhuar edhe me koncerte jashtë e përreth trojeve shqiptare.