Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore përballë Gjeorgjisë, si një test për të parë gjendjen e skuadrës. Është zyrtarizuar stadiumi dhe ora në të cilën do të luhet ndeshja.
Në faqen zyrtare të FSHF-së bëhet me dije se ndeshja do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, më datë 29 mars në orën 18:00.
Kjo ndeshje është në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Në gjithë historinë e tyre Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballur 13 herë me njëra tjetrën, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore. Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes kombëtareve.