Frrok Çupi: Ja dy gjuetarët e politikës shqiptare!

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për të vendosur ose jo shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Presidenti i Republikës refuzoi të jetë i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët Kaltrina Treska dhe Bledar Dervishaj.

Në qershor të vitit te kaluar, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta. Mazhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas socialisteve kanë shkelur Kushtetutën.

Sot, analisti Frrok Çupi, e cilësoi këtë që po ndodh si një ngjarje të madhe.

“ Kjo që po ndodh me presidentin është një ngjarje e madhe ,që ka ndodhur se presidenti është shkarkuar. Ne jemi tani në prag të lindjes së një gjëje tjetër, liderët shqiptarë nuk kanë menduar për ditën e fundit dhe për Ilir Metën është kjo , për Sali Berishën ishte përballja me vete , me non gratën. Ilir Meta ka prodhuar disa të vërteta duke qenë në post , dhe kur i shikon i duken si të këqija, GJK është një përballje e madhe për të, një strapacim i madh për të. Vitore Tushën dhe Përparim Kalon dikur i ka mbështetur, kurse sot i konteston. Ne sot po vazhdojmë të ballafaqohemi me të shkuarën dhe e shkuara është mbajta e pushtetit me çdo mjet. Dhe ky është presidenti që thërret historinë për tu mbajt mbajt mbi degët e pushtetit. Ai tani grindet me veten , me të tjerët”, tha Çupi në Top Talk.

Ndër të tjera Çupi e cilësoi Presidentin por dhe ish-kryeministrin Berisha si gjuetarë të vjetër të politikës shqiptare.

“Politika është kthyer atje ku nisi, atje ku filloi gjuetia, në fillesat e politikës në vitet 92-93’ , Shqipëria e nisi me dy gjuetarë , dhe dy gjuetarët herë njëri , herë tjetri u fshehën, po më së shumti u fsheh Meta dhe gjatë gjithë kohës e kanë gjuajtur politikën e kanë viktimizuar , i kanë shtuar bagëtitë në pyll, i kanë vrarë. Po kanë qenë gjatë gjithë kohës bashkë . Kanë qenë gjuetarë në të njëjtin pyll, së pari kanë gjuajtur Fatos Nanon, e kanë çuar vendin në një pikë shumë delikate . Ilir Meta e ka më të dukshëm krimin, korrupsionin se është më infantil. Berisha është më i thellë dhe korrupsionin e ka shumë thellë në tokë “, tha ai

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zyrtarizohet stadiumi dhe orari, zbuloni se kur luhet miqësorja Shqipëri-Gjeorgji

Story i radhës

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende

Të fundit nga