Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, duke e vlerësuar ngjarjen si një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të ditëlindjes zyrtare të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Sali.
Ai theksoi se ngjarja shërbeu për të riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat, sipas tij, janë ndërtuar mbi miqësinë, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e ngushtë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep vendit në proceset reformuese, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep vendit tonë në proceset reformuese, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i Parë nënvizoi se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe avancimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Mbetemi të përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik dhe avancimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka theksuar Sali.
Burimi: alfax.mk


