zulfaj ne takimin e ministrave per ceshtje evropiane ne qipro 6a00f9ac6519c

Zulfaj në takimin e ministrave për çështje evropiane në Qipro

May 10, 2026
1 minut lexim

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po merr pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që po zhvillohet më 10–11 maj në Nikosia të Qipros.

Takimi organizohet në kuadër të Presidencës Qipriote të Këshillit të BE-së dhe mbledh ministrat për çështje evropiane, përfaqësues të Komisionit Evropian, si dhe ministra nga shtetet kandidate dhe kandidatët potencialë. Diskutimet fokusohen në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së parë, pas vizitës së organizuar të qytetit, Kryenegociatori Zulfaj u mirëprit nga zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Qipros, znj. Marilena Raouna, ku edhe pati mundësinë të shkëmbej biseda me kryesuesit e delegacioneve të shteteve anëtare”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Dita e dytë e takimit i kushtohet diskutimeve tematike, me fokus në zgjerimin e BE-së. Zulfaj pritet të marrë pjesë në sesionin për zgjerim, ku diskutohet statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për Kosovën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta propozimi i iranit per paqen trump i papranueshem nuk me pelqen 6a00f8c81109a
Lajmi i mëparshëm

Lufta/ Propozimi i Iranit për paqen, Trump: I papranueshëm, nuk më pëlqen

kam njerez plot rreth vetes brace per bashkine e tiranes kur punet sbehen nga udheheqesit do ti bej vete 6a00fa14f15f4
Lajmi i radhës

“Kam njerëz plot rreth vetes”/ Braçe për Bashkinë e Tiranës: Kur punët s’bëhen nga udhëheqësit, do t’i bëj vetë

Të fundit nga

ShkoLartë