Kandidatja për kryeministre e Britanisë së Madhe, Liz Truss, u zotua se nëse zgjidhet në krye të qeverisë do të zbulojë edhe më shumë sekrete që lidhen mbi aktivitete e Rusisë dhe Presidentit, Vladimir Putin.
Sipas Truss bërja publike e këtyre dokumentave do të nxjerrë zbuluar të gjitha gënjeshtrat e Kremlinit dhe Putinit.
“Qeveria ime do të përdorë inteligjencën në mënyrë strategjike për të zbuluar përpjekjet e Kremlinit për të minuar dhe destabilizuar demokracitë liridashëse. Aty ku ka gënjeshtra do të ekspozohen, ku ka barbari do të dalë në shesh. Unë do të mbaj të njëjtën qasje të ashpër për të luftuar aktivitetin malinj nga shtetet potencialisht armiqësore dhe të tjerë që kërcënojnë sigurinë globale”, tha Truss.
Sekretarja e Jashtme, e cila sipas sondazheve është e kuotuar më lartë se Rishi Sunak për të fituar garën për lidershipin konservator, i ofroi Ukrainës sigurinë se nuk do të ketë ‘aleat më të madh’ se Britania nëse ajo bëhet shefja e Downing Street Nr. 10.
Tashmë kanë kaluar gjashtë muaj që kur Rusia nisi pushtimin e saj të fundit brutal në Ukrainë, me Truss që këmbëngul se “Putini nuk mund të fitojë me sulmin e tij ushtarak”.
“Ne do të vazhdojmë të shtojmë punën tonë për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë dhe regjimeve të tjera autoritare për të përdorur dezinformimin për të mbjellë konfuzion dhe për të minuar stabilitetin global, duke u mbështetur në aftësitë dhe mjetet që kemi në dispozicion së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë. Unë do të shkoj më tej si kryeministre duke bërë gjithçka që është e mundur, përfshirë deklasifikimin e më shumë dosjeve të inteligjencës për të ekspozuar librin e lojërave të Putinit para botës”, deklaroi ajo.