zonja e pare e shba se viziton rumanine dhe sllovakine 626f93d4b2a94

Zonja e Parë e SHBA-së viziton Rumaninë dhe Sllovakinë

May 2, 2022
1 minut lexim

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, do të vizitojë Rumaninë dhe Sllovakinë nga data 5 deri më 9 maj, për të takuar anëtarë të shërbimeve amerikane atje, refugjatë ukrainas, punonjës të organizatave humanitare e të tjerë, bëri të ditur zyra e saj.

Rumania dhe Sllovakia – vende anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian – kanë pranuar qindra mijëra refugjatë nga Ukraina, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj, më 24 shkurt.

Udhëtimi i zonjës Biden pason udhëtimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Kiev, në fundjavën e shkuar. Pelosi u takua atje me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, afro 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.

Mbi 3 milionë janë vendosur në Poloni. Rumania, ndërkaq, ka pranuar 817,000 dhe Sllovakia gati 372,000.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka propozuar një paketë të madhe – në vlerë prej 33 miliardë dollarësh – për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bexheti uron fiter bajramin te jemi te sinqert dhe human ndaj gjithsecilit 626f8fa020671
Story i mëparshëm

Bexheti uron Fitër Bajramin: Të jemi të sinqert dhe human ndaj gjithsecilit

peja mposht lubotenin ne ndeshjen e pare finale 626f93de9fdb5
Story i radhës

Peja mposht Lubotenin në ndeshjen e parë finale

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin
ShkoLartë