Përkeqësohet situatë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë, ku më herët u përfshi nga zjarri.
Flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën.
Kjo situatë e cila vijon prej disa orësh nuk ka ndryshuar. Të rrezikuar janë edhe banesat që ndodhet rreth kësaj vatre zjarri.
Është e disata herë që kjo pikë grumbullimi përfshihet nga zjarri. Në këtë zonë jetojnë 500 familje, të cilat vuajnë problematikat e krijuara.
Edhe pse qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln eurosh, ai nuk u shërben qytetarëve pasi nuk është ende në funksion.