Zjarri përfshin një banesë në Vushtrri, dy persona dërgohen në spital

Një banesë në rrugën ‘Galip Badiviku’ në Vushtrri është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme.

Media mëson se si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarri, dy persona kanë hasur në telashe shëndetësore dhe si rrjedhojë janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur zjarrin, teksa banorët e ndërtesës janë evakuuar.

Në bazë të informacioneve të para, dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të problemeve me energji elektrike.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtrenjtohen kamatëvonesat për bizneset, detyrimet tatimore përtej afatit, 2023-shi arrin përqindjen më të lartë të aplikuar në 8 vjet

Story i radhës

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë kërkon ngrirje të çmimeve të ushqimit

Të fundit nga