zjarri ne lufaj te mirdites vijon te mbetet aktiv terreni malor veshtireson nderhyrjen 6a8857cfca534

Zjarri në Lufaj të Mirditës vijon të mbetet aktiv/ Terreni malor vështirëson ndërhyrjen

August 21, 2026
1 minut lexim

Zjarri në Lufaj të Mirditës vijon të jetë aktiv dhe, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi.

Në terren janë angazhuar punonjës të Bashkisë Mirditë, strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona, duke vështirësuar ndjeshëm operacionin.

Në ndihmë të forcave në terren kanë dalë edhe banorë të zonës, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave të raportuara sot, vatra në Lufaj mbetet aktive dhe ekipet vijojnë punën në terren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada e shba se institucionet te formohen ne perputhje me kushtetuten dhe vendimet e gjykates 6a8857534ed2d
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e SHBA-së: Institucionet të formohen në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës

spanja planifikon debimin e dyte qindra emigrante rikthehen ne ceuta 6a885830ad71f
Lajmi i radhës

Spanja planifikon dëbimin e dytë, qindra emigrantë rikthehen në Ceuta

Të fundit nga

ShkoLartë