Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përsërit thirrjen amerikane për formim të institucioneve duke thënë se ngërçi politik po i kushton Kosovës.
Në një përgjigje për rtv21 ambasada tha se institucionet duhet të formohen në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese
“Udhëheqësit politikw të Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret që udhëheqësit të veprojnë në interesin më të mirë të vendit.
Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës me humbje mundësish; udhëheqësit duhet t’i japë përparësi progresit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët”, tha një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Burimi: botasot.info


