zjarri i ri ne puke flaket prane varrezave ne bojdan dyshohet per zjarrvenie te qellimshme 6a8c4c507653e

Zjarri i ri në Pukë / Flakët pranë varrezave në Bojdan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 24, 2026
1 minut lexim

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Pukës, konkretisht në zonën e njohur si Bojdan. Flakët janë shfaqur në afërsi të varrezave të zonës, duke vënë në alarm shërbimet e emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Këto dyshime përforcohen nga fakti se vetëm pak ditë më parë, policia kishte zhvilluar një aksion në këtë zonë ku zbuloi dhe asgjësoi një parcelë me kanabis sativa.

Drejt vendngjarjes është nisur menjëherë një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në sipërfaqet pyjore rrethuese.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rasti tragjik ne malisheve familja e jetlira foniqit kerkon drejtesi 6a8c4bd6b87c0
Lajmi i mëparshëm

​Rasti tragjik në Malishevë, familja e Jetlira Foniqit kërkon drejtësi

ndotje e shtuar e ajrit ne shkup per shkak te tymit nga zjarret 6a8c5023b1119
Lajmi i radhës

Ndotje e shtuar e ajrit në Shkup për shkak të tymit nga zjarret

Të fundit nga

ShkoLartë