zjarrfikesit e shkupit shpetuan nje vic nga zjarri i madh ne malin e kitkes 6a8c3551cf37c

Zjarrfikësit e Shkupit shpëtuan një viç nga zjarri i madh në malin e Kitkës

August 24, 2026
1 minut lexim
vic

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, njoftoi se gjatë përballjes me zjarrin e madh mbi fshatin Paligrad, në malin e Kitkës, zjarrfikësit e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit kanë shpëtuar një viç të vogël që kishte mbetur i rrethuar nga flakët. Ali theksoi se zjarret, përveç natyrës, pronës dhe njerëzve, rrezikojnë edhe kafshët, ndërsa bëri apel për përgjegjësi dhe kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve.

“Pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo shkaktohen nga pakujdesia, pasojat e tyre prekin të gjitha qeniet e gjalla. Ta mbrojmë natyrën, njerëzit, pronën dhe kafshët”, apeloi drejtori i QMK-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

telegraph sulmi kibernetik mbylli termocentralin ne mbreterine e bashkuar ja kush fshihej pas tij 6a8c309337d3a
Lajmi i mëparshëm

Telegraph: Sulmi kibernetik mbylli termocentralin në Mbretërinë e Bashkuar, ja kush fshihej pas tij

rasti tragjik ne malisheve familja e jetlira foniqit kerkon drejtesi 6a8c4bd6b87c0
Lajmi i radhës

​Rasti tragjik në Malishevë, familja e Jetlira Foniqit kërkon drejtësi

Të fundit nga

ShkoLartë