Mbrëmë në Tetovë është përfshirë nga flakët një pjesën e poshtme e stadiumit të qytetit.
Zjarri ka nisur pasi një pjesë e dyqaneve është nën tribuna të stadiumit.
Sipas informacioneve është djegur edhe një pjesë e karrigeve në njërën prej tribunave.
“Për shkak se uji është përcjellës i rrymës nuk kemi mundur të ndërhyjmë menjëherë, ndaj është bërë pasi është ndalur rryma. Përdorëm ujë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Në stadium janë djegur edhe disa ulëse”, tha mes të tjera Ukë Aliti, udhëheqës i zjarrfikësve të Tetovës, transmeton “Sportmedia” e Maqedonisë së Veriut.