Zhvillimet kryesore të ditës së sotme nga lufta në Ukrainë

Zhvillimet kryesore të ditës së premte kanë qenë:

-Zona me civilë ishin cak i granatimeve ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro në orët e para të së premtes dhe gjatë ditës sulmet ruse u shtrinë edhe në qytete të tjera të Ukrainës.

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja për Rusinë në kundërshtim të pushtimit të saj të Ukrainës. Këto sanksione synojnë të godasin ekonominë ruse drejtpërsëdrejti.

-BE-ja ndau 500 milionë euro të tjera për ndihmë ushtarake Ukrainës mirëpo nuk i premtoi një anëtarësim të shpejt në BE.

-Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Rusia do të “paguaj një çmim të rëndë” nëse përdorë armë kimike në Ukrainë.

-Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka një histori të dokumentuar mirë të përdorimit të armëve kimike dhe nuk përjashtoi planet ruse për përdorim të armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë.

-Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit tha se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, që nga nisja e luftës.

-Britania e Madhe vendosi të premten një valë të re sanksionesh ndaj Moskës, duke shënjestruar 386 anëtarë të parlamentit.

-Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi ta marrë seriozisht Rusinë.

-Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa “ndryshime pozitive” në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

-Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të premten se ka konfirmuar vdekjen e 564 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 41 fëmijë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dashit i rikthehet ish-i, Akrepi do bjerë keq brenda në dashuri, ç’do ndodhë këto ditë

Story i radhës

Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjit për akciza

Të fundit nga