Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjit për akciza

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi heqjen e TVSh-së për produktet bazike ushqimore dhe uljen e TVSh-së dhe akcizës për derivatet e naftës, transmeton TV21.

Në seancën plenare që përfundoi pak minuta para mesnatës, deputetët i dhanë dritë jeshile pakos anti-krizë të Qeverisë me të cilën parashihet ulje e barrës së krizës ekonomike.

“Për” votuan 95 deputetë, ndërkaq asnjë nuk ishte “Kundër” dhe “përmbajtur”.

Me këto ndryshime të ligjeve TVSH do të ulet nga nga 5 % në 0% për produktet ushqimore bazë akciza do të ulet nga 18% në 10% tek derivatet të naftës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvillimet kryesore të ditës së sotme nga lufta në Ukrainë

Story i radhës

“E njëjta dorë Rama-Basha”, Kryemadhi analizon deklaratën e kryeministrit për protestat

Të fundit nga