Presidenti amerian Joe Biden, thotë se forcat ruse synojnë të godasin kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Në fjalët e tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se SHBA beson se forcat ruse ka të ngjarë të veprojnë “në javën e ardhshme”, raporton BBC, përcjell Bota sot.
“Ne besojmë se ata do të synojnë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”, tha ai.
Biden shtoi se SHBA po raporton planet e Rusisë në mënyrë të përsëritur në një përpjekje për të “hequr çdo arsye që Rusia mund të japë për të justifikuar pushtimin e Ukrainës dhe për të parandaluar lëvizjen e tyre”.
Biden: Dezinformimi rus kundërshton logjikën bazë
Biden thotë se Rusia po shtyn “gjithnjë e më shumë dezinformata për publikun rus”, duke përfshirë akuzat se Ukraina po planifikon një ofensivë në territorin e kontrolluar nga rebelët.
“Thjesht nuk ka asnjë provë për këto pohime dhe kjo kundërshton logjikën bazë“, thotë ai.
Ai thotë se Ukraina nuk do të bëjë asnjë avancim ushtarak në rajon, ndërkohë që grumbullimi rus i trupave përgjatë kufijve të saj vazhdon.
“Gjatë gjithë këtyre momenteve të tensionuara, forcat ukrainase kanë treguar gjykim dhe përmbajtje të madhe”, shton Biden.
Ai vazhdon duke i bërë thirrje Rusisë që të shmangë një “luftë katastrofike dhe të panevojshme”.
“Nuk është vonë për t’u kthyer në tryezën e negociatave.”/Botasot