Biden: Jam i bindur se Putini ka marrë vendimin të sulmojë Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se ishte i bindur se presidenti rus Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të sulmuar Ukrainën dhe se megjithëse kishte ende hapësirë për diplomaci, ai priste që forcat ruse të hyjnë në Ukrainë në ditët në vijim.

“Ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha presidenti Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të synonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

Presidenti Biden tha se Putini po përpiqet të bindë botën se ai mund të ndryshojë dinamikën në Evropë me manovrat ushtarake të planifikuara gjatë fundjavës.

Ndërkohë, dyzet deri në pesëdhjetë për qind e trupave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën janë në “pozicione sulmi”, tha të premten një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Vendet perëndimore kanë frikë nga një konflikt nëse Rusia sulmon Ukrainën në një shkallë të paparë në Evropë të paktën që nga luftërat në ish-Jugosllavi dhe ajo në Çeçeni në vitet 1990, të cilat vranë qindra mijëra njerëz dhe detyruan miliona të shpërngulen.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se kishte afërsisht 150,000 trupa ruse në kufi, ku përfshiheshin rreth 125 batalione taktike.

Përqindja e forcave në pozicione sulmuese është më e lartë se sa dihej më parë dhe sugjeron se këto njësi ruse mund të sulmojnë Ukrainën me pak ose aspak paralajmërim.

Zyrtari nuk dha prova për vlerësimin dhe nuk specifikoi nëse pozicionet e sulmit ishin në kufirin me Ukrainën apo në pjesët e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvillime dramatike: Putin nuk tërhiqet, Biden zbulon kohën kur Rusia mund të godasë Kievin

Story i radhës

Kush duhet të marrë 100 mijë euro të BBV? Dy opinionistët flasin “pa doreza”: Fituesi duhet të jetë…

Të fundit nga