Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Indrit Sefa është shprehur se deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 demokratë në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e ri të PD-së.
Në një deklaratë për mediat ai tha se kanë përcaktuar dhe mënyrën se si mund të votojnë anëtarët që nuk e kanë emrin në listat që janë përgatitur nga Komisioni.
“Ne kemi përcaktuar dhe mënyrën se si mund të votojnë dhe anëtarët që nuk e kanë emrin në listat e përgatitura në Komision.
Këta anëtarë që paraqiten me kartën e anëtarësisë, ia paraqesin Komisionit të votimit dhe të votimit dhe komisioni i vlerëson dhe i shënon në një listë të posaçme e cila e regjistron emrin e anëtarin dhe e lejon atë të votojë. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke pasur parasysh periudhën që po zhvillohen”- tha ai.