schedule17:30 – 13 Shkurt, 2022
Ndërsa na ndan më pak se një muaj nga zgjedhjet për kryetarë bashkie që do të zhvillohen në 6 mars, kandidatët e 6 bashkive kanë nisur takimet në terren, duke mos pushuar as të dielave.
Kandidati i PD për bashkinë Lushnje, Indrit Sefa sot ka zhvilluar takime me qytetarët.
“Çdo takim me bashkëqytetarët e mi kthehet në burim besimi se së bashku mund ta bëjmë Lushnjen një qytet të jetueshëm për familjet tona dhe brezat që do të vijnë. Jam krenar që garën e 6 Marsit e bëj me ta dhe për ta. Bashkë do fitojmë dhe do bëjmë që Lushnja të fitojë bashkinë që i shërben qytetarëve”, shkruan ai.
Kujtojmë se paraditen e sotme ish-kryeministri Berisha ishte në Dibër, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhin, ndërsa më vonë zhvilloi dhe një takim me shtabin elektoral. /