Kanada: Policia bën arrestime në përpjekjet për të zhbllokuar urën me Shtetet e Bashkuara

February 13, 2022
1 minut lexim

Policia kanadeze ka ndërhyrë duke larguar dhe arrestuar protestuesit e mbetur pranë një ure të rëndësishme në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, në përpjekjet për t’i dhënë fund bllokimit të shkaktuar nga protestat kundër urdhrave për vaksinim ndaj COVID-19 dhe kufizimeve të tjera.

Policia tha se po bëheshin arrestime dhe po hiqeshin automjetet që bllokonin rrugët Urës së Ambasadorëve që lidh qytetin kufitar kanadez Uindsor në Ontario me Detroitin.

Ajo është pika kufitare më e ngarkuar mes dy vendeve. Bllokimi ka detyruar kompanitë e prodhimit të automjeteve si Ford dhe General Motors të mbyllin disa nga fabrikat dhe të pakësojnë prodhimin në të dyja anët e kufirit.

Nuk është e qartë se kur mund të hapet ura.

Protestat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të Kanadase Në kryeqytetin Otava, radhët e protestuesve u rritën dhe policia tha se ishin mbledhur rreth 4,000 demonstrues./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A u nda nga Alvisa prej tradhëtisë? Veprimi i Bashkimit i thotë të gjitha

Story i radhës

Zgjedhjet, kandidatët në terren edhe të dielën, Indrit Sefa: Bashkë do e fitojmë Lushnjen

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë