zgjedhjet e pjesshme lokale mbyllet zyrtarisht procesi i votimit ne shqiperi 6224faff806b7

​Zgjedhjet e pjesshme lokale, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

March 6, 2022
1 minut lexim

Është mbyllur zyrtarisht orari për procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të Shqipërisë.

654.538 qytetarë shqiptarë kishin mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar se kush do e drejtojë bashkinë e tyre në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

Në këto zgjedhje garuan kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” që përfshinte një pjesë të PD e drejtuar nga Sali Berisha, LSI dhe PDK.

Edhe në këto zgjedhje u aplikua identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa në bashkinë e Vorës zgjedhësit kishin mundësinë të votonin në mënyrë elektronike.

Procesi i votimit nuk shënoi ndonjë incident të rëndë përveç disa problematikave në Vorë dhe 3 qendra në Shkodër ku nuk u votua.

Në bashkinë e Vorës pati një debat mes palëve të përfshira në zgjedhje pasi Partia Demokratike nuk kishte caktuar komisionarë me vendbanim në këtë bashki për të qenë pjesë e QV-ve.

Ndërsa në Shkodër, në 3 qendra votimi në Shosh dhe Pult qytetarët e patën të pamundur të votonin pasi komisionarët nuk arritën të shkonin në QV për shkak të borës së dendur që kishte bllokuar rrugën.

Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje pritet të jetë e ulët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

edon zhegrova shperthen me gol ne france 6224fafd6022c
Story i mëparshëm

Edon Zhegrova shpërthen me gol në Francë

mbyllet procesi i votimit balla mirenjohje popullit te lushnjes per zgjedhjet e lira e te rregullta 6224fbaa6e62c
Story i radhës

Mbyllet procesi i votimit, Balla: Mirënjohje popullit të Lushnjes për zgjedhjet e lira e të rregullta

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë