Mbyllet procesi i votimit, Balla: Mirënjohje popullit të Lushnjes për zgjedhjet e lira e të rregullta

schedule19:16 – 6 Mars, 2022

Mbyllet procesi i votimit, Balla: Mirënjohje popullit të Lushnjes për zgjedhjet e lira e të rregullta.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit👐🏼🇦🇱🌟. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet🤗.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen🙏🌹🇦🇱

Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.

Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes.

Përgëzime Eriselda Sefa🥇🌹🇦🇱🇪🇺”

Story i mëparshëm

​Zgjedhjet e pjesshme lokale, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

Story i radhës

Juventusi shënon fitore minimale

Të fundit nga