Juventusi shënon fitore minimale

Juventusi ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Spezia-s, në takimin e javës së 28-të të Serie A. 

Një fitore shumë e vështirë por e vlefshme në luftë për katër vendet e para.

Futbollisti Alvaro Morata është kreator i fitores, me golin që ka realizuar në minutën e 21-të. 

Futbollisti shqiptar, Rei Manaj, u paraqit standard për Spezia-n, por nuk ia dolën të befasojnë Juven. 

Manaj u zëvendësua në minutën e 76-të. Juve zë vendin e katërt me 53 pikë e Spezia është në të 16-tin me 26 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbyllet procesi i votimit, Balla: Mirënjohje popullit të Lushnjes për zgjedhjet e lira e të rregullta

Story i radhës

7 gjëra që demotivojnë punonjësit

Të fundit nga