Zgjedhja e konfliktit ndërnacional serbo-shqiptar një rrugë e stërgjatur

February 19, 2022
min lexim

Jeta i ka problemet e saj të ndryshme sikur nuk zgjidhen dot ashtu si dëshirojmë, nëse ato nuk i peshojmë sipas parimeve, apo nuk i marrim dhe i shtjellojmë si detyra që merr njeriu mbi vete dhe përgjegjësitë, të cilat i përmbushin normat konkrete për plotësimin e kërkesave të çdo momenti, duke e formuar fatin e njeriut si një krijesë e lirë dhe me përpjekjen që i gjason një qenje të lirë njerëzore në këtë botë.

Të gjithë ata që e cënojnë dhe e përdhunojnë lirinë dhe jetën e njëri-tjetrit, shkakëtojnë rrezik për gjithë qenjën njerëzore, sepse në këtë mënyrë parashikohet diçka negative dhe çnjerëzore, e cila e meriton ndëshkimin e asaj që karakterizohet me krimin, dhe krimi e ka domethënjën më të ulët e një qëllimi të keq që e prodhon mendja dhe dora e njeriut, që përfshinë planet e tij deri te shkatërrimi në masë i vetë qenjës njerëzore.

Kosova, do të ishte vendi më i farkuar dhe më i përsekutuar në Ballkan, me luftëra të ndryshme dhe barbare shekuj me radhë, duke pëjetuar rrezikun e diçkaje më të keqe dhe rrënuase, deri të një çfarosje e popullit të saj nga gjenocidi dhe çmenduria serbe në veqanti, po të mos e parandalonte fuqia e botës ndërkombëtare e NATO-s, dhe trupat e popullit të vet çlirimtarë të UçK-së.

Një imazh që përkon me paraqitjen e një shteti të lirë dhe demokratik në botë, Kosova, në një mënyrë e merr vetën në dorë dhe bënë ndryshime pozitive në fillim të shekullit 21, të cilat ndryshime ndikuan që të rimëkëmbët ky vend si asnjëherë në historinë e saj, mirëpo problemet dhe konfliktet ndërnacionale serbo-shqiptare, sikur nuk gjejnë zgjidhje akoma, nëse ato konceptohen gabimisht dhe nuk zgjidhen në mënyrë të drejtë.

Si duket mënyra e zgjedhjes së konfliktit ndërnacional në mes Kosovës dhe Serbisë, do të kërkonte një rrugë edhe më të gjatë se do ta mendonim, dhe si duket e ka largë cakun dhe dritën e saj, për mënyën e zgjedhjes së problemit në mes këtyre dy vendeve, domethënja e sëcilës e ka vetëm një opsion të mundshëm, që mbështetët në realitetin e marrëveshjes paqësore, përmes ndërmjetësimit të Europës, por kurrsesi pa garantinë e SHBA-ve, sepse Serbia, është një «dhelpërake» e vjetër, sëcilës nuk i zihët besë.

Fryma që përshkon faqet e lirisë dhe demokracisë në Kosovë, si lëvizje demokratike, nuk mund të kualifikohet as sot si pjellë e demokracisë dhe jetës së lirë të individit, sepse popullata e këtij vendi akoma po e paguan një çmim të shtrenjtë dhe pa meritë, sikur pak kush në rajon e ka paguar një çmim të tillë dhe të një mase me të cilën përgjegjësia e krimit po shmanget edhe para drejtësisë ndërkombëtare, sepse po nxjerr krye prirja për të zgjidhur problemet «fuqia» e vendimeve autoritare apo arbitrare.

Kosova dhe populli shqiptarë i saj e ka të vështirë edhe nëse do dëshironte të harrojë të kaluarën e hidhur, sidomos koha e fundit nën okupatorin serb, që edhe sot pretendon të bëhët riokupator i teritoreve shqiptare, në veqanti duke aluduar në veriun e Kosovës, domethënja bazë e shkakësisë së gjithë kësaj lufte dhe çëllimi final i saj, për të pasur tokën dhe vlerën e mineraleve të kësaj toke.

Është e njëjta gjë sikur edhe më herët, që ka të bëjë me një zingjirë të krimeve dhe hakërimeve serbe ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, po përtërihet edhe sot, kur ky zingjirë nuk po këputët, apo dobësohet por po formatohet edhe më shumë nga Serbia, prandaj vetë Europa, si ndërmjetësuese e marrëveshjeve dhe negociatave shqiptare-serbe, është shumë pak efektive dhe serioze, që problemi shqiptaro-serb, të merr një qasje tjetër dhe të duhur, për të përfunduar një luftë e tillë dhe e vazhdueshme armiqësore, pasojat e sëcilës do e prekin jo vetëm rajonin por edhe vetë Evropën.

Duhet ta dijë e tërë bota, se Serbia, e krijoi një imazh të keq dhe ia ndërtoi vehtës një përmendore të zezë e fashizoide, sidomos me luftërat e fundit në Ballkan, prandaj kundër kësaj çmendurie kriminale dhe gjenocidiale ndaj një njerëzimi të pafajshëm, bota e gjërë demokratike duhet t’a ngrit zërin e saj dhe të dënojë këto krime dhe vepra antinjerëzore, për të cilat Kosova, ka argumente dhe fakte të shumta, që të paditët Serbia për krimët e saj historike ndaj popullit shqiptarë.

Pushteti fashisti serb, gjatë luftës së fundit të vitit 1998-99, vrau dhe masakroi me qindra e mija shqiptarë të pafajshëm, nga të cilët janë me qindra të zhdukur e të pagjetur deri më sot. Kur flasim për mizoritë e Serbisë, gjatë luftës së fundit, ajo i dëboi nga teritoret e veta afro njëmilion shqiptarë, i keq trajtoj dhe përdhunoj afro njëzet mijë femra shqiptare, të cilat edhe sot e kësaj dite i vuajnë ato trauma të tritueshme dhe të tmershme.

Serbia dhe regjimi fashist i saj, masakroi edhe fëmijë dhe shkatërroj çdo gjë shqiptare, Kosova si një vend i dalur nga kjo humnerë kërkon ndihmë nga Evropa dhe nga gjithë bashkësia ndërkombëtare, që për këto akte barbare ndaj kësaj popullate, të ndëshkohet Serbia dhe kriminelët e saj, por jo edhe të përgëdhelet në një mënyrë, sikur po e merr shpeshherë rrolin e viktimës, ndërsa Kosova, po mbetët në rrolin e agresorit.

Edhe neglizhenca e Qeverisë së Kosovës dhe paaftësia e saj që të merr guximin për të drejtat dhe kërkesat e veta, Serbinë e bëjnë edhe më të fortë në çëllimet e veta, e cila nuk ndalet edhe sot me hipokrizitë e saj, duke paraqitë pengesa, në veqanti me lobimet e vazhdueshme të saj kundër njohjes së Kosovës, dhe pengimin në integrimet e saj në Organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Per derisa po vonohet një aktakuzë e tillë dhe direkte e Kosovës ndaj krimëve serbe, sidomos ndaj luftës së fundit, në këtë rast Sërbia e pa ndëshkuar edhe nga luftat tjera, sikur në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në luftën e fundit ndaj Kosovës, e gjithë lufta e saj barbare dhe krimet e shkakëtuara, kur kësaj kauze i shtohet edhe doza e mos çasjes së sinqertë e faktorit ndërkombëtarë, me kalimin e vitëve mund ta humbin efektin e krimit dhe ndëshkimit, apo duke i lënë këto gjëra nën mëshirën e kohës.

Plogështia dhe zhagitja e gjerë tanishme e politikës kosovare dhe lidershipit të saj, e ka treguar efektin e saj të mangët dhe të zbehtë karshi Serbisë dhe politikës së saj kriminale dhe dinake. Dhe kur bëhët fjalë për qeveritë e kaluara, ato të cilat kanë bërë edhe nënshkrime të dëmshme dhe të gabuara në veqanti me nënshkrimin e Asociacionit për komunat serbe në veri të vendit, pasojat e të cilave mund t’i paguaj shumë shtrenjtë shteti dhe popullata e këtij vendi.

Nuk është pa domethënje fakti se moszgjidhja e problemeve Kosove-Serbi, nuk ndikon edhe në zhvillimet e marrëdhënieve që kanë të bëjnë me politikën ndërkombëtare dhe më gjerë, nga prirjet e veqanta ose nga një favor gjendjesh të caktuara të vendeve, të cilat kanë qëllime kolonialiste dhe dominuese, sikur që është në këto momente Rusia, ndaj Ukrainës dhe vendeve tjera, që dikur i kishte në unionin e vet të pushtimit rus, e cila ia banë «galjen» edhe Kosovës.

Dhe në anën tjetër, do të tregohemi të padrejtë ndaj miqëve tanë dhe do i zhgënjejmë, kur ata kanë treguar dhe tregojnë akoma vëmendje dhe respekt ndaj Kosovës, duke shpenzuar shumë energji dhe mjete financiare dedikuar Kosovës, nëse qeveria e këtij vendi tregohet shumë pak aktive dhe jo efikase në zhgjidhjen e problemeve të veta, dhe kjo zhagitje e saj është një letërnjoftim i dobët i një shteti, nëse edhe tani në këtë kohë i bëjmë gjitha llogaritë në ndjesitë e të tjerëve, në veqanti rreth çështjes së vetëqeverisjes së vendit, duke i lënë problemet tona që na takojnë gjithëherë në mëshirën e tjerëve, me siguri se do të ngelim pengje të ekskluzivizmave të lloj-llojshme, të cilat në një mënyrë do i kemi nëpër këmbë tërë jetën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Rusinë për sulmet kibernetike në Ukrainë

Story i radhës

Një armatë emisarësh për Kosovën, Serbinë e Ballkanin, a do të realizohet më në fund puna?

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë