Mjeshtri i madh dhe tenori shqiptar Kastriot Tusha ishte i ftuar në emisionin Why Not në RTV Ora.
Në këtë intervistë ai foli mbi eksperiencën e tij në këndimin e himneve, jo vetëm ai shqiptar, por dhe të huaj.
Kastriot Tusha: Himni shqiptar është bërë pjesë e jetës sime. Gjatë interpretimit është një emocion shumë i madh. Mund ta krahasoj me rëndësin e të kënduar të operas. Vërtet është 1:30 minuta por është me shumë përgjegjësi.
Së pari sepse të ҫohet publiku në këmbë pa dallim nga nivelio më ulët deri tek ai më i lartë me president… Përgjegjëisa ëhstë shumë e madhe që me tekstin, mos të stonosh. Unë kam pasur shansin dhe privilegjin për të interpretuar shumë hymne kur ka luajtur kombëtarja. Gati 13-14 hymne të miqve kur ka luajtur kombëtarja. Këto nuk i kam interpretuar vetëm vetëm, por dhe me nxënës të mi, me tenorë, por sëfundmi dhe me të madhin Josif Gjipali.
Roza Lati: 13 himne botërore, si mban mend tekstet?
Kastriot Tusha: Ne i parapregatisim më parë. Momentet e fundit që të mos gabojmë në tekse konsultohemi me mysafirët.Kemi pasur raste me hymnin e Izraelit, por ata janë surprizuar. Kanë lënë stërvitjen, kur kemi bërë prova. Kanë ardhur na kanë uruar, sidomos ato të Zvicrës, të Lihtenshtajnit, të Suedisë, Izraelit, Maltës, Francez, Italian. Madje sëfundmi kur u bë ndeshja me kombëtaren, bashkë me Josif Gjepalin, shumë kolegë tanët por dhe të Josifit, vinin shumë urime nga Italia sepse ndiqej ndeshja.
Roza Lati: Përveҫ himnit kombëtar, kë ke të referuar nga himnet e huaja?
Kastriot Tusha: Po pres të luajmë një ndeshje me Gjermaninë se është i vetmi hmn që e di përmendësh se e kam kënduar kur ka bërë ndeshjen Luan Krasniqi në Dortmund dy herë.