inaugurohet cerdhja publike ne millosheve pritet akomodimi i rreth 80 femijeve 67812b2552a9a

​Inaugurohet çerdhja publike në Milloshevë, pritet akomodimi i rreth 80 fëmijëve

January 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, se bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë inauguruar çerdhen publike në Milloshevë, e cila do të akomodojë 80 fëmijë.

Edhe pse sot është inauguruar ky kopsht, ende nuk është bërë inventarizimi.

Kështu deklaroi ministrja Nagavci duke thënë se inventarizimi do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme, pasi që shumica e pajisjeve tashmë kanë arritur në kopsht.

Nagavci: Inventarizimi do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme

“Një objekt që do t’i akomodojë 80 fëmijë të Milloshevës dhe fshatrave këtu përreth. Filluam ndërtimin e kësaj çerdhe para një viti, ku vendosëm gurëthemelin bashkë me kryetarin. Tash kohë rekordesh, përfunduam çerdhen po vazhdon inventarizimi. Po besoj që inventarizimi do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme, shumica e pajisjeve veçse janë sjellë dhe besoj qe jo më larg se javën e ardhshme mund të fillojnë me edukimin”, tha Nagavci.

Ndërsa, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi theksoi se ky kopsht është një kërkesë tash e disa vite e kësaj komune.

Gashi, shtoi se edhe stafi profesional është zgjedhur dhe pritet vetëm të filloj puna.

Gashi: Është një kërkesë e kamotshme e komunës që është adresuar

“Projekti në total ka qenë 569 mijë euro dhe janë në total rreth 832 metra hapësirë të shfrytëzueshme për fëmijë. Me rekrutimin e stafit profesional veçse e kemi përfunduar si proces. Pastaj edhe me staf mbështetës do të plotësohet. Është një kërkesë e kamotshme e komunës që është adresuar”, theksoi Gashi.

Ky projekt në total i ka kushtuar buxhetit rreth 570 mijë euro. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

2024 ta viti i pare qe kaloi kufirin e ngrohjes globale prej 1 5 grade celsius 678127dd800d9
Story i mëparshëm

2024-ta, viti i parë që kaloi kufirin e ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius

dua lipa detyrohet te evakuohet nga los angjelosi per shkak te zjarreve masive 67812c174398f
Story i radhës

Dua Lipa detyrohet të evakuohet nga Los Angjelosi për shkak të zjarreve masive

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë