Kryeministri britanik shkakton skandal – pyeti një të pastrehë se a po merret me biznes

Kryeministri britanik, Rishi Sunak u kritikua shkaku i një bisede të papërshtatshme me një të pastrehë gjersa i përvoli mëngët në një kuzhinë teksa e filmonin kamerat televizive.

I pari i qeverisë britanike ka vizituar një strehimore, ku pas një bisede të shkurtër pyeti një burrë nëse merret me biznes. Ai u përgjigj se ishte i pastrehë.

Sunak më pas foli për industrinë financiare dhe pyeti nëse kjo do të ishte diçka në të cilën njeriu “do të donte të hynte”, raporton theguardian.

“Nuk do ta kisha problem, por nuk e di, do të doja t’i kaloja fillimisht Krishtlindjet”, iu përgjigj i pastrehu kryeministrit britanik.

Ai shpjegoi se shpresonte se bamirësia do t’i gjente atij strehim të përkohshëm në mënyrë që të mos ishte në rrugë për Krishtlindje.

Ndryshe, Sunak mori drejtimin e shtetit britanik pas dorëheqjes së kryeministres, Liz Truss, e cila në këtë postë e kishte pasuar Boris Johnsonin. 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Zëri i himnit kombëtar”, Kastriot Tusha: Emocion i madh, kam kënduar 13 himne të huaja

Story i radhës

Pas katër dekadave organizohet gara interesante në Irak 

Të fundit nga