zelensky rusia goditi infrastrukturen energjetike te ukraines pas njoftimit te trump per arritjen e armepushimit 6acc05368c6ee

Zelensky: Rusia goditi infrastrukturën energjetike të Ukrainës pas njoftimit të Trump për arritjen e armëpushimit

October 11, 2026
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Rusia ka sulmuar një central elektrik në rajonin e Harkivit, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi arritjen e një armëpushimi në sektorin energjetik mes Moskës dhe Kievit.

“Rusët goditën një central elektrik në rajonin e Harkivit. Dhe e gjithë kjo ndodhi pasi presidenti amerikan bëri deklaratën e tij për armëpushimin energjetik”, shkroi Zelensky në Facebook.

Deklarata e presidentit ukrainas erdhi pas një bisede me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Më herët, Trump kishte njoftuar se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një armëpushim në sektorin energjetik, duke u bërë thirrje të dyja palëve të mos e shkelnin marrëveshjen.

Megjithatë, sipas Zelenskyt, sulmi ndaj centralit elektrik në rajonin e Harkivit ndodhi pas këtij njoftimi, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e armëpushimit të shpallur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne berat makina perplas 40 vjecarin me biciklete transporohet me urgjence ne tirane shoferi u largua nga vendngjarja 6acc04d21b87e
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë, transporohet me urgjencë në Tiranë! Shoferi u largua nga vendngjarja

charli xcx provokon ne tapetin e kuq shfaqet me bluze transparente dhe pantallona te shkurtra 6acc06036e71a
Lajmi i radhës

Charli XCX provokon në tapetin e kuq, shfaqet me bluzë transparente dhe pantallona të shkurtra

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë